Video
E shkarkuan nga puna në Spanjë, De Biazi merr drejtimin e Italisë?
E shkarkuan nga puna në Spanjë, De Biazi merr drejtimin e Italisë?K. Demiraj
Sport
"Ç'do e keqe e ka dhe një të mirë", thonë. Kështu duket se po i ndodh ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Xhani De Biazit.
Italianin e shkarkuan dje nga detyra në Spanjë te skuadra e Alavesh. Megjithatë, ky shkarkim mund të pasohet me një lëvizje të bujshme për teknikun e njohur.
Në mediat italiane është duke qarkulluar një lajm i papritur për sa i përket zëvendësuesve të Venturës në stolin e skuadrës kombëtare.
Bëhet fjalë pikërisht për De Biazin i cili tani shihet si një nga kandidatura e mundshme për të marrë drejtimin e Italisë. Në listën e gjatë bëjnë pjesë edhe emrat e Mançinit dhe Montelës.
Në rast së De Biazi do të emërohet si trajner i ekipit kombëtar të vendit të tij, ai do të marrë si ndihmës pikërisht Paolo Tramexanin, që aktualisht është i papunë pas shkarkimit nga skuadra zvicerane e Sionit.
JOQ.al