Video
E vërteta e hidhur nga pedagogu: Këtu s’ka gazetarë, secili lidhet me politikanin e radhës
E vërteta e hidhur nga pedagogu: Këtu s'ka gazetarë, secili lidhet me politikanin e radhësL. Çela
Lajme
Pedagogu Afrim Krasniqi, i njohur prej vitesh për studimet e tij politike, duke folur në emisionin "Arena" ka thënë se aktualisht në Shqipëri ka shumë medie, por jo gazetarë.
Sipas tij, në vitet '30 ka pasur figura të denja të gazetarisë shqiptare, njerëz të cilët kanë hequr dorë nga gjithçka dhe kanë rrezikuar jetën për të qenë profesionistë të punës, kurse sot jo. Modeli i gazetarisë në vendin tonë është një model i keq për rajonin.
Në mediet shqiptare ka punonjës, por s'ka më gazetarë. Sot kemi modelin e gazetarit, i cili do të bëhet i famshëm duke u lidhur me politikanin e radhës. Kështu, merr postin si reporter, editor, kryeredaktor etj. Shumica e tyre paguhen nga burime informale dhe, si të tillë, jo vetëm që nuk kanë liri, por nuk kanë as interes për të qenë të lirë. Në Shqipëri më shumë kemi medie sesa lajme. Jemi modeli më pak i suksesshëm në rajon".
Deklaratë e fortë, por kuptimplotë. A ka diçka shqiptare për t'u marrë shembull?
JOQ.al