Connect with us

Edhe futbollist edhe bojaxhi, rrëfimi i trishtë i portierit: Me lyerjen mbaj familjen

Video

Edhe futbollist edhe bojaxhi, rrëfimi i trishtë i portierit: Me lyerjen mbaj familjen

Edhe futbollist edhe bojaxhi, rrëfimi i trishtë i portierit: Me lyerjen mbaj familjenK. Demiraj

Sport

Shqipëria është ndoshta i vetmi bend në botë ku futbollistët bëjnë një punë tjetër për të fituar bukën e përditshme. Portieri titullar i skuadrës së Gramshit në Kategorinë e Dytë, Klodian Miçja tregon profesionin e tij të dytë.

Rroga si futbollist nuk i del djaloshit për të mbajtur familjen dhe për këtë arsye ka edhe një zanat të cilin e praktikon, që është ai i bojaxhiut dhe e ndihmon për të plotësuar nevojat.

Në intervistën për "Panorama Sport" ai u shpreh:

Kam nisur futboll që i vogël dhe kam luajtur në të gjitha pozicionet derisa përfundova portier. Jam nga Elbasani po te kjo skuadër nuk kam luajtur pasi janë sjellë njëherë keq me mua dhe kam luajtur me disa ekipe të Kategorisë së Parë dhe të dytë dhe tani jam të Gramshi. Për fat të mirë këtu janë të rregullt me pagesat dhe për aq sa kam firmosur në kontratë më paguajnë. Por, nuk bëhet fjalë që me këtë rrogë të përballosh jetesën. Por, unë kam edhe një profesion tjetër që më mban me bukë. Punoj edhe si bojaxhi që të mund të përballoj jetesën. Ka raste që trajneri më thotë të mbaj regjim, por i kujtoj që unë duhet edhe të punoj dhe më kanë toleruar në këtë drejtim. Gjithashtu kur jam duke punuar më duhet të shkoj edhe në stërvitje, por e kam zgjidhur pasi lë babanë në punë dhe shkoj në stërvitje”, ka thënë Miçja.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top