Connect with us

“Edi Rama nuk e mbyll dot mandatin”, çfarë po paralajmërojnë analistët?

Video

“Edi Rama nuk e mbyll dot mandatin”, çfarë po paralajmërojnë analistët?

“Edi Rama nuk e mbyll dot mandatin”, çfarë po paralajmërojnë analistët?D. Cani

Lajme

Mbarimi i mandatit të dytë të Edi Ramës si kryeministër është vënë në diskutim, fill pas situatës ku e ka futur PS-në Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkon arrestim.

Në një artikull redaksional, Gazeta Shqiptare, shkruan se opozita duhet të jetë e lumtur për vendimin qe mazhoranca ka marrë për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe shmangur arrestimin e tij, “pasi ajo korri një fitore politike sot: Edi Rama u detyrua të pengojë hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit, duke marrë kështu mbi vete gjithë koston politike të një vendimi të tillë”.

Ja shkrimi:

Këto janë muaj kur diplomatët e huaj dhe ambasadori Lu kanë paralajmëruar se Shqipëria duhet të arrestojë peshqit e mëdhenj, klanet mafioze dhe bandat kriminale.

Diskretitimi i maxhorancës përballë presionit ndërkombëtar është pa dyshim një tjetër fitore për opozitën.

Vendim më të mirë për PD-LSI nuk mund të kishte.

Kështu, opozita korri një fitore të dyfishtë: e para, e baltosi Saimir Tahirin si pjesë e bandës kriminale “Habilaj” duke “vërtetuar” akuzat e saj disavjeçare ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

E dyta, opozita ja doli ta vendosë Edi Ramën tek telat si një boksier të lodhur. Për arsye që merren me mend lehtë, Edi Rama vendosi ta lidhë fatin e tij pashmangshmërisht me Saimir Tahirin.

Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Rama ka marrë mbi vete një kosto politike të pamendueshme: pikërisht në mes të ciklonit të reformës në drejtësi, ardhjes së FBI në Tiranë dhe ngritjes së Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.

Fati i Ramës është që ndodhet në fillim të mandatin dhe ai do të përpiqet me kohë të bëjë që kjo histori të harrohet.

Por, kundër atyre që Edi Rama ka vendosur të bëjë luftë, nuk bëhet luftë. Ndaj, kjo qeveri vështirë ta mbyllë mandatin.

rama1-1_2

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top