Video
Eksperimenti i tmerrshëm, çfarë i ndodh njeriut nëse qëndron 30 ditë pa gjumë
Eksperimenti i tmerrshëm, çfarë i ndodh njeriut nëse qëndron 30 ditë pa gjumëS. Shtjefni
Slide-kryesor-1
Në fund të vitit 1940 qeveria ruse zgjodhi pesë burra që ishin konsideruar si armiq të shtetit për t’i bërë pjesë të një prej eksperimenteve më të tmerrshme.
Këtyre burrave iu dha një gaz eksperimental, e cili eliminonte nevojën e tyre për gjumë.
Ata u mbajtën të izoluar në dhoma, të cilat ishin të pajisura me libra, ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe krevate portativë.
Gjatë gjithë kohës ata ishin në mbikëqyrjen e mjekëve me të cilët komunikonin me anë të një mikrofoni.
Për tre ditët e para, çdo gjë shkoi mirë me të burgosurit.
Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpëritnin në mikrofonat e tyre.
Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme. Për tre orë rresht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në dhomë.
Në ditën e 14-të eksperimentuesit filluan të shqetësoheshin sepse nuk po dëgjonin asnjë zë nga brenda dhomës.
Ditën e pesëmbëdhjetë, eksperimentuesit fikën gazin, ndërsa të burgosurit u lutën që ta ndiznin sërish.
Disa ushtarë u futën në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona.
Por tortura e këtyre personave nuk mbaroi me kaq sepse ata u lanë të izoluar edhe për 15 ditë të tjera.
Askush nuk i mbijetoi këtij eksperimenti të tmerrshëm sepse tre nga katër burrat e mbetur i dhanë fund jetës, kurse i mbijetuari i vetëm u vra nga studiuesit.
JOQ.al