Video
Eksperti zbulon rezultatin e zgjedhjeve, nëse shqiptarët do të votonin sot
Eksperti zbulon rezultatin e zgjedhjeve, nëse shqiptarët do të votonin sotL. Çela
Lajme
Eduard Zaloshnja, personi i cili në dhjetë vitet e fundit është mbajtur si një nga ekspertët e parashikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri, së fundmi ka bërë “prognozën” e radhës, duke imagjinuar se zgjedhjet po mbahen tani.
Ai shprehet se sot do të kishim një barazim të votave ndërmjet maxhorancës dhe opozitës. Sipas tij, për çdo 100 votues të PS, PDIU dhe PSD do të kishim 92 votues të tyre. Ndërkaq, për çdo 100 votues të partive të opozitës do të kishim 101 votues të tyre.
Duke u bazuar te rezultatet e zgjedhjeve të qershorit me dy shifrat e nxjerra më sipër, rezulton se rreth 760 mijë votues sot do të votonin majtas. Fiks kjo është edhe shifra e votuesve të orientuar djathtas.
Rreth 580 mijë votues nuk do të votonin fare. Sondazhi u zhvillua me dy mijë të anketuar në të gjithë Shqipërinë dhe maksimumi i gabimit është 2,9%.
JOQ.al