Video
Emri/ I jep fund jetës 20-vjeçarja në Velipojë, ishte e sapo martuar
Emri/ I jep fund jetës 20-vjeçarja në Velipojë, ishte e sapo martuarS. Bardhi
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të natës së mbrëmshme në Velipojë, ku një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Matilda Prendi, është vetëhelmuar me fostoksinë në shtëpinë e saj. Pas gjetjes nga familjarët, e reja është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, raporton “ShkodraNews”.
20-vjeçarja ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës duke mos i mbijetuar helmimit.
Matilda Prendi ishte e sapo martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës.
Ndërkohë, po merren në pyetje familjarët e Prendit.
JOQ.al