Video
Falsifikonin pasaporta për në BE, arrestohen 6 shqiptarë në Greqi
Falsifikonin pasaporta për në BE, arrestohen 6 shqiptarë në GreqiS. Shtjefni
Lajme
Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi bënin pjesë në një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se rrjeti i trafikantëve i pajiste emigrantët me pasaporta të falsifikuara.
Gjatë operacionit të policisë greke në bashkëpunim me Europol, u zbuluan katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave.
Sipas hetimeve, deri më tani janë zbuluar të paktën 20 persona, ku mes tyre 6 shqiptarë.
Hetimet zbuluan se rrjeti i trafikut të emigrantëve kishte tre vite që ushtronte veprimtarin e tij në Greqi. Të interesuarit pajiseshin me pasaporta false kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle.
Personat e pajisur me pasaporta false largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit dhe destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe. Kryesisht rrugën drejt aeroportin e bënin të shoqëruar nga një grua, e cila gjithashtu është arrestuar.
JOQ.al