Video
“Fatos Nano te nxori nga lokali”/ Plas sherri në emision, Bushati dhe Çili nuk përmbahen
“Fatos Nano te nxori nga lokali”/ Plas sherri në emision, Bushati dhe Çili nuk përmbahenD. Cani
Lajme
Një debat i nxehtë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, në News 24.
Të ftuar kanë qenë botuesi Henri Çili dhe gazetari Andi Bushati, të cilët kanë shpërthyer ndaj njëri – tjetrit, duke kaluar edhe në fyerje personale.
Pjesë nga debati:
Andi Bushati: Ti hoqe Zhejin dhe Alfred Lelën, kur vendose ti shërbeje Edi Ramës.
Henri Çili: U mërzite me Fatos Nanon sepse të nxorri nga lokali…
Andi Bushati: Njerëzit qeshin me ty sepse thua se çdo 4-vjet duhet të fitojë kryeministri që më bën punë mua. Mua ma më vjen keq që njerzit qeshin me ty. Ti je me Berishën në 21-janar dhe je me Ramën për kanabisin.
Henri Çili: Ke financimet e tua okulte…
Andi Bushati: Unë nuk kam as borxhe në banka, as jetën nuk e kam fallco dhe as nuk fsheh jetën time. Po pate turp për atë që je, unë nuk do dilja në tv.
JOQ.al