Video
“FBI po vjen për ty, o qyqar!” Deputeti i LSI-së frikëson Ramën
"FBI po vjen për ty, o qyqar!" Deputeti i LSI-së frikëson RamënL. Çela
Lajme
Gara "online" e politikës shqiptare po bëhet gjithnjë e më e fortë së fundmi, nxitur kjo nga ngjarjet e rënda, akuzat dhe dyshimet ndërmjet palëve.
Pas lajmërimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook se në kryeqytet do të vijnë agjentë të FBI-së, ka ardhur një reagim i shpejtë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Përparim Spahiu është ai i cili i drejtohet Ramës duke e paralajmëruar se FBI-ja po vjen për të dhe jo për opozitën apo njerëzit e lidhur me këtë të fundit.
Ja ç'shkruan ai:
FBI po vjen për ty, o qyqar. Respekt për avokatin, që me thënë të drejtën jo gjithmonë e kemi marrë seriozisht. Pranvera po vjen”.
JOQ.al