Connect with us

Fëmija 10 vjeçar “shkund” sigurinë e iPhone X, reagon Apple

Video

Fëmija 10 vjeçar “shkund” sigurinë e iPhone X, reagon Apple

Fëmija 10 vjeçar "shkund" sigurinë e iPhone X, reagon AppleS. Bardhi

Teknologji

U prit me ngazëllim prurja më e re e Apple, i cili ishte i veçantë si në numër ashtu edhe në shumë programacione që ofronte, por iPhone X me sa duket ka disa të meta.

Celulari i prezantuar me një bujë të madhe ka paraqitur të metat e para dhe përdoruesit kanë filluar të zhgënjehen, siguria e blerësve mund të rrezikohet.

iPhone X erdhi si një celular tejet modern i teknologjisë së fundit, i shpejtë dhe i sigurtë, por pikërisht për këtë të fundit do të merren në pyetje mijëra përdorues nga mbarë bota

Është një djalë 10-vjeçar që ka shpalosur mangësitë e tij.

Face ID i programuar për të skanuar fytyrën e një personi në 3D në saje të sensorëve të tij që pikasin një seri pikash në fytyrë.

Megjithatë, kohët e fundit kemi parë rënien e këtij sistemi, pasi një fëmijë 10-vjeçar ka treguar se ai është në gjendje të hapë lehtësisht iPhone X-në e nënës, duke përdorur fytyrën e tij.

Në një video, nëna dhe djali vënë në provë këtë element të sigurisë nga iPhone X.

Telefoni e kishte regjistruar fytyrën e nënës si masë sigurie, por fëmija tregoi se mund ta ç’kyçte iPhone-in pa praninë e nënës së tij.

Gjiganti teknologjik i Apple ka thënë:

Mundësia statistikore është e ndryshme për binjakët dhe vëllezërit e motrat që duken gati identikë dhe në mesin e fëmijëve nën 13 vjeçë, sepse karakteristikat e tyre fytyrës nuk janë zhvilluar ende plotësisht. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me këtë problem identifikimi që disa e kanë hasur, ju rekomandojmë të përdorni kyçjen me password.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top