Connect with us

Festa e frikshme po afron, çfarë fshihet pas Halloween-it?

Video

Festa e frikshme po afron, çfarë fshihet pas Halloween-it?

Festa e frikshme po afron, çfarë fshihet pas Halloween-it?S. Bardhi

Lajme

Pas pak ditësh vjen festa e Halloween-it dhe atmosfera e saj ka nisur që tani. Por çfarë është Halloween?

Halloween e ka prejardhjen nga kremtimi i ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.

Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Një dritë e ndezur brenda kungullit, ky është simboli i Halloween. Njerëzit asokohe mblidheshin në kodrat e tokave të tyre dhe ndiznin zjarre të mëdhenj si një mënyrë për të përzënë shpirtrat e këqij nga viti i kaluar.

Pastaj e fiknin përkohësisht zjarrin për ta ndezur sërish në shtëpitë e tyre brenda një kungulli të pastruar.

Përveç kungullit, Halloween ka edhe simbole të tjera identifikuese që po ashtu janë të frikshme.

At Gjergji i IV i cili n vitin 837 e ringjalli 1 Nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave ose siç njihet në Shqipëri “Dita e të Shumtëve”. Për të mos shtrembëruar besimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve.

Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshëm. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnevalet së sa me zakonet e mëhershme.

Arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur, rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij, por djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës.

Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafund me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top