Video
Fitonte 100 mijë euro vetëm me një prostitutë, arrestohet shqiptari në Itali
Fitonte 100 mijë euro vetëm me një prostitutë, arrestohet shqiptari në ItaliS. Bardhi
Lajme
Një operacion i nisur që prej vitit 2015-të është finalizuar nga autoritetet italiane pikërisht sot dhe në pranga ka rënë shqiptari Asim Koleci.
Koleci, 31-vjeç, ishte bosi i një organizate të madhe prostitutash dhe me këtë aktivitet të klasifikuar kriminal arrinte të fitonte shuma marramendëse parash.
Mediat italiane raportojnë që 31-vjeçari shqiptar fitonte rreth 100 mijë euro vetëm nga një prostitutë. Shumat stratosferike që përfitoheshin nga ky aktivitet shkonin në duart e ukrainasve, rusëve dhe pjesa tjetër më e vogël e fitimeve i shkonte familjes italiane që ndihmonte në transportimin e prostitutave.
Asim Koleci paguante një familje italiane për të transportuar prostitutat dhe mes 15 prej tyre që shfrytëzoheshin nga banda shqiptare ishte edhe një e mitur rumune 16-vjeçe.
Të arrestuarit janë: Asim Koleci, Myslim Hoxha, Lulzim Hoxha, Mendtor Domazeti, Monaco Giovani.
JOQ.al