Connect with us

Flasin kolegët e infermierit që ruante drogën e Habilajve: Jetonte thjeshtë, s’dyshonim gjë

Video

Flasin kolegët e infermierit që ruante drogën e Habilajve: Jetonte thjeshtë, s’dyshonim gjë

Flasin kolegët e infermierit që ruante drogën e Habilajve: Jetonte thjeshtë, s'dyshonim gjëA. Shehaj

Lajme

inf

Foto ilustruese

Armando Koçerri është i riu nga Babica e Vlorës, i cili kishte kthyer banesën e tij në hambar të drogës së Habilajve. Ai punonte si infermier në qytetin bregdetar ndërsa bënte çdo ditë vajtje-ardhje rrugën prej 10 kilometrash nga fshati për në Vlorës.

Ai jetonte në një banesë modeste bashkë me të ëmën, bashkëshorten dhe dy fëmijët, vajzë dhe djalë

Kolegët e Armandos shprehen të çuditur nga kjo që ndodhi, pasi 31-vjeçari bënte një jetë të thjeshtë dhe nuk ekspozohej apo të tregonte lidhje të forta me Habilajt.

Të riut nga Babica iu gjetën dy net më parë në shtëpi, rreth 4 tonë drogë, një gomone që ishte në përdorim nga Moisi Habilaj, si dhe armë e fishekë.

Pavarësisht tonelatave të drogës në shtëpi, punonjës të spitalit të Vlorës u shprehën se 31-vjeçari bënte një jetesë normale.

Ai nuk kishte në përdorim as ndonjë makinë të shtrenjtë që mund të vinte në dyshime pasi nuk justifikohej me të ardhurat e tij, por lëvizte me një “Benz 2200”.

Emri i Armando Koçerrit nuk figuronte në asnjë dosje të Policisë së Vlorës. Pikërisht duke qenë se ai ishte një person i pastër dhe jo në mbikëqyrjen e policisë, por edhe për shkak të pozicionit gjeografik të banesës së tij (është e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit), dyshohet se Habilajt e kanë rekrutuar atë në veprimtarinë e tyre kriminale.

Një koleg i 31-vjeçarit në spitalin e Vlorës ka thënë për "Panorama":

Armando kishte miqësi me Habilajt. Por nuk është se ekspozohej me ta aq sa të mendohej se ishte ngatërruar me punët e tyre. Ai bënte një jetesë normale. Nuk bënte ndonjë jetë luksoze apo shpenzime në mënyrë të tepruar që të dyshohej tek ai. Qarkullonte me një ‘Benz 2200’, që mund ta ketë kushdo.”

Punonjësit e këtij spitali ishin mjaft të rezervuar dje në lidhje me këtë ngjarje.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top