Connect with us

Flet Saimir Tahiri: Nuk kërkoj që të më mbrojë askush, jam i shtangur nga këto që thuhen

Video

Flet Saimir Tahiri: Nuk kërkoj që të më mbrojë askush, jam i shtangur nga këto që thuhen

Flet Saimir Tahiri: Nuk kërkoj që të më mbrojë askush, jam i shtangur nga këto që thuhenS. Bardhi

Lajme

Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku reagoi për herë të parë publikisht për akuzat që e lidhnin direkt me rrjetet kriminale të drogës.

Saimir Tahiri tha:

I shtangur nga lajmet që u bënë publike. Ashtu siç bëjnë me dije portalet, unë e ndjej detyrim tu kthej përgjigje të gjithë atyre që janë shqetësuar për këto akuza ndaj meje.

Kundërshtarët e mi nuk dua t'i shaj sot, sepse ata po shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve për të përbaltur emrin tim.

Dy kriminelë kushërinjtë e mi të brezit të 10 guxuan të përmendin emrin tim, por unë menjëherë do të kërkoj nga prokuroria pa përfituar nga as njëlloj imuniteti të verifikohet gjithçka.

Gafa ime më e madhe është se unë i shita makinën time Habilajve më 2013 pa menduar të verifikoj se kujt po ja shisja. Unë mbaj përgjegjësi për këtë, dhe për tej kësaj nuk kam pasur asnjë lloj lidhje.

Nga sot pres me padurim që e vërteta të zbardhet në mënyrë që të kem besimin e kujdto që ka besuar në mua, duke nisur që nga im bir dhe nga familja ime.

Nuk jam dorëzuar asnjë herë ndaj sulmeve që më janë bërë sa kohë kam drejtuar MB.

Përballë deputeti kam mbrojtur policin dhe nuk jam një personazh komik në rrugët e qytetit. Kam qenë i vetëdijshëm se duhet t’ju shërbesh qytetarëve të thjeshtë dhe jo oligarkëve, jo pronarit por punëtorit dhe kjo më ka sjellë humbje, sepse politikanët nuk më duan më, pasi e kam thënë të vërtetën dhe kam vepruar drejt, jo si ata politikanë që i shkruajnë deklaratat dhe lajmet i bëjnë si të duan vetë.

Bashkë me skuadrën që drejtoja, i dhamë dinjitet Policisë së Shteti dhe në kemi pasur vështirësi në këtë. Kjo luftë kundër krimit dhe kundër çdo të padrejte që kemi arritur ka pasur jo pak kosto për mua, po ndihem i kënaqur.

Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me mua, me kolegët, me familjen time, me djalin tim dhe në raport ndaj gjithë atyre që më njohin.

Nuk do të doja që të isha kurrë në këtë pozitë, por do kërkoj nga Prokuroria, unë personalisht pa u mbështetur tek asnjë imunitet partiak as atij të deputetit, që e vërteta të zbardhet.

Nuk jam si ata që fshihen pas grave në krimet e tyre, sepse un në vetëdijen time jam i pastër.

Sado e madhe që të jetë gënjeshtra, e vërteta është aty!

Unë nuk kam asnjë lidhje me emrat që janë lakuar, i kam kushërinj të largët dhe jam i hapur për hetime.

Sot nuk kërkoj nga askush të më mbrojë publikisht, nuk kërkoj që të besojë njeri kot.

Nuk jam ajo racë e politikanit që betimin në Kuvend e ka bërë të rrejshëm, ndryshe nga ata që edhe kur janë kapur me presh në dorë sërish janë betuar si të pastër.

Do luftoj vetë që e vërteta të zbardhet deri në fund."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top