Connect with us

Flet Tahiri: S’bëj lavire për prokurorët, jam këtu dhe le të hetohem

Video

Flet Tahiri: S’bëj lavire për prokurorët, jam këtu dhe le të hetohem

Flet Tahiri: S'bëj lavire për prokurorët, jam këtu dhe le të hetohemA. Shehaj

Lajme

15

Ish-ministri Saimir Tahiri ka folur sot në komision, teksa është shprehur i hapur për t'u hetuar dhe se nuk bën laviren e prokurorëve, siç mund të bëjnë shumë politikanë të tjerë.

Ai tha se do të kërkojë çdo provë që e vërteta të dalë pa frikë në dritë dhe figura e tij të pastrohet.

Fjala e Tahirit:

Nëse unë dua të hetohem apo jo, jua them qartazi, prerë edhe me fytyrën lart dhe tërësisht i hapur. Unë do jem këtu e nuk do lëviz asnjë sekondë derisa të dali e vërteta. Të hetohet e të bëhet gjithçka që mendohet e drejtë nga cilido organ.

Unë nuk i përkas racës politike që kur një prokuror hetonte, bëhej lavire.

Unë i përkas nga morali dhe raporti njerëzor i deytrës që kam me publikun, për këdo që mendon se unë duhet të nxjerr një të vërtetë në dritën e diellit, pa bërë presion apo politikë me të.

Unë do kërkoj çdo provë që e vërteta të dalë pa çdo lloj hezitimi.

Ama, do refuzoj sa të kem frymë çdo lloj politizimi të llumit edhe të rrugës dhe kujtdo lloj tjetër, që të më vejë mua pesha të pamerituara, apo ngarkesa të padrejta mbi shpinë.

Përpjekja ime për të bërë drejtësi nuk është përgjunje përballë askujt.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top