Video
FSHF-ja dënon kundërshtarët e saj, gjobë e majme për Flamurtarin
FSHF-ja dënon kundërshtarët e saj, gjobë e majme për FlamurtarinL. Çela
Sport
Komisioni i Disiplinës sot ka publikuar vendimet për parregullsitë e javës së kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.
Siç pritej, Flamurtari është dënuar me 5 milionë lekë të vjetra gjobë dhe me një ndeshje pa tifozë. Edhe një klub tjetër kundër Federatës, Luftëtari, është gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve me 1 milion lekë të vjetra.
Ja vendimet:
1. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) leke.
2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 500,000 (pesëqind mije) leke dhe 1(një) ndeshje pa tifoze.
3. Zyrtari i KF “Veleciku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zytari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF “Devolli”, Staviol Treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
6. Lojtari i KF “Kelcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
7. KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
8. Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
10. KF “Kastrioti” U-17, për mosparaqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me date 12.11.2017, ne baze te nenit 55 te KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne rezultatin 3 me 0.
11. Pranimin e kërkesës së KF “Korabi” U-17.
KF “Burreli” U -17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Korabi” U-17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.
12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Redi Veriu, pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Bektash Vasha, pezullimin e pjesës mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
JOQ.al