Video
Furi dëbimesh të shqiptarëve nga Gjermania, historia prekëse e 31-vjeçarit dhe familjes së tij
Furi dëbimesh të shqiptarëve nga Gjermania, historia prekëse e 31-vjeçarit dhe familjes së tijS. Bardhi
Lajme
Kthimi i shqiptarëve nga Gjermania drejt atdheut rritet me rimte të shpejta dhe i tillë është edhe rasti i Xhezo Ajazit.
31-vjeçari shqiptar jeton në Gjermani prej 3 vitesh, i cili ka shkuar si refugjat, por tani punon si shtrues pllakash dhe brenda orari të tij të punës Xhezo arrint të mbarojë 3 dhoma.
Lajmi i keq është se Gjermania ka vendosur për dëbimin e tyre dhe për këtë ka reaguar shefi i Ajazit, Habeland.
Martin Habeland ka thënë për Bild.de:
Xhezo Ajazi është punëtori ynë më i mirë. Nuk arrijmë ta kuptojmë pse duan ta dëbojnë pasi ai është integruar shumë mirë në shoqërinë tonë. Xhezo është një koleg i jashtëzakonshëm, gjithmonë i zellshëm dhe i përpiktë. Përse vallë të dëbohet pikërisht ai dhe jo ata të huaj që janë ndeshur me ligjin?!”
Xhezaj ka një familje të plotë dhe jeton sëbashku me gruan e tij Artiolën dhe tre vajzat e tyre, e madhja 8 vjeçe, tjetra 4 vjeçe dhe më e vogla 8 muajshe.
Ndërkohë që Xhezo ka një punë të rregullt tashmë, Artiola planifikon që pasi të rritet edhe pak vajza e vogël, të ndjekë një kualifikim profesional.
E gjithë familja Ajazi e flet gjermanishte shumë mirë dhe integrimi i tyre ka qenë mjaft i lehtë, e megjithatë është vendosur për dëbimin e tyre.
JOQ.al