Video
“Furtunë” në Top Channel, pas Sokol Ballës largohet dhe një tjetër person i rëndësishëm
“Furtunë” në Top Channel, pas Sokol Ballës largohet dhe një tjetër person i rëndësishëmD. Cani
Lajme
Largimet nga Top Channel duket se do të vazhdojnë.
Pas shkarkimit të Drejtorit të Informacionit Sokol Balla, një tjetër personazh i rëndësishëm për këtë televizion është larguar nga detyra.
Producenti ekzekutiv i lajmeve, Enkeled Llanaj është larguar nga ky post.
Llanaj ka qenë gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit, por siç duket e njëjta arsye që çoi shkarkimin e Ballës, mund të ketë qenë edhe për Llanajn.
Vjollca Hoxha i kërkoi Ballës të sulmojë hapur kryeministrin, por ai nuk ka pranuar.
A do të ketë dhe largime të tjera nga Top Channel?
JOQ.al