Video
Futbollistët e kombëtares të “vdekur” për gjumë, njëri shtrihet në dysheme
Futbollistët e kombëtares të "vdekur" për gjumë, njëri shtrihet në dyshemeK. Demiraj
Sport
Shqipëria nga sot pasdite do të nisë përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë më 13 nëntor.
Skuadra jonë kombëtare do të grumbullohet sot pasdite në Antalia, teksa lojtarët që luajnë në Itali kanë udhëtuar së bashku drejt Turqisë.
Grumbullimi duket se është marrë me përtesë nga kuqezinjtë.
Ka qënë mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj i cili nëpërmjet disa videove të shkurtëra në “Story” ka publikuar Frederik Veselin dhe Alban Hoxhaj duke fjetur gjumë në divan.
Nuk mund të mungonin dhe postimet e Mërgim Mavrajt, i cili ka shpërndarë disa sekuenca nga dhoma, së bashku me Berat Gjimshitin, Arlind Ajetin dhe Naser Alijin të shtrirë në dysheme. Për më tepër ndiqni videot.
JOQ.al