Video
Futbollisti shqiptar shpallet “lojtari i muajit” në Zvicër
Futbollisti shqiptar shpallet "lojtari i muajit" në ZvicërK. Demiraj
Sport
Shqiptarët vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin zvicerian. Sulmuesi, Albian Ajeti është shpallur futbollisti më i mirë i muajit në këtë kampionat.
Në një sondazh të organizuar nga e përditshmja më e madhe sportive “Blick.ch”, sulmuesi me origjinë shqiptare është përzgjedhur lojtari i muajit tetor.
Ai ka marrë 29.7 për qind të votave, teksa gjithsej në faqen online të gazetës zvicerane kanë votuar më shumë se 11 mijë kosovare. Shumë pranë tij është mbrojtësi i Young Boys, Kevin Mbabu.
Albian Ajeti ka shënuar 5 gola në 11 ndeshjet e para në Superligën zvicerane, ndërkohë që në Champions League është aktivizuar vetëm në 80 minuta, pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.
JOQ.al