Connect with us

“Gabimi i vetëm i çiftit që u vra sot në Gjirokastër për një gardh”

Video

“Gabimi i vetëm i çiftit që u vra sot në Gjirokastër për një gardh”

"Gabimi i vetëm i çiftit që u vra sot në Gjirokastër për një gardh"A. Shehaj

Lajme

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotshëm në lagjen Palorto ka tronditur mbarë opinionin publik. Edhe një herë konflikti për pronën la gjurmët e tij në realitetin shqiptar.

Ka qenë gazetari Telnis Skuqi ai që ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke shprehur mendimin se gjirokastritët kurrë nuk vrasin për pronën.

Sipas tij, gabimi i vetëm i viktimave ishte që jetonin në "Sokakun e të marrëve".

Nga Telnis Skuqi

"Kush ka pronë, ka luftë", do të shkruante Balzaku, shkrimtari francez.

Një mësuese, si dhe një muzikant, u vranë sot në lagjen "Palorto" për një gardh.

Një ngjarje e paprecedentë në Gjirokastër.

Për herë të parë, në jetën time si gazetar po shkruaj një lajm të tillë.

Gjirokastritët kurrë nuk vrasin për pronë.

E tmerrshme, sepse gabimi i vetëm i viktimave ishte se ata jetonin në "Sokakun e të marrëve" dhe kishin një pronë.

Të dy viktimat, Aleko dhe Afërdita Kosta, nuk kishin shumë vite që jetonin sëbashku.

Vrasësi ka tentuar të vetëvritet me armën e krimi.

Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top