Video
“Gati për takimin tim”, 24-vjeçarja poston foton në SnapChat por ngre në këmbë gjithë qytetin
"Gati për takimin tim", 24-vjeçarja poston foton në SnapChat por ngre në këmbë gjithë qytetinS. Bardhi
Lajme
Një vajzë e re është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë prej gati një jave, kur sapo kishte postuar një foto në SnapChat me mbishkrimin “Gati për takimin tim”.
Sydney Loofe, 24 vjeçe, besohet të ketë shkuar për të takuar një person misterioz atë natë pasi la punën.
Ajo ndau një selfie me miqtë e saj virtualë në SnapChat dhe mendohet se njeriun që do takonte e kishte njohur në internet.
Familjarët e saj tepër të shqetësuar besojnë se ajo është rrëmbyer.
Policia në Wilber, Nebraska, po heton rastin dhe pohon se zhdukja e së mërkurës së kaluar është tejet shqetësuese.
Për Lincoln Journal-Star mamaja e Sydney tha:
Ajo kishte planifikuar të vinte në shtëpi atë natë, pasi kishte lënë macen këtu.”
Telefoni i 24-vjeçares është gjurmuar nga polica, por që atëherë është fikur.
Ndërsa babai i vajzës, Xhorxh me një lutje të përzemërt tha:
Tregojini Sydneyt që ne e duam dhe po e presim që të kthehet në shtëpi.”
Zhdukje të tilla misterioze janë një makth i papërshkrueshëm për familjarët, prandaj duhet bërë shumë kujdes me kë flisni në rrjetet sociale.
JOQ.al