Video
Gazetarët bënë thirrje për bojkotin e Ramës, media bën sot atë që nuk pritej
Gazetarët bënë thirrje për bojkotin e Ramës, media bën sot atë që nuk pritejS. Bardhi
Lajme
Ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve ditën e djeshme nuk kaluan pa bujë dhe pati reagime të shumta.
Në mesin e atyre që reaguan ashpër lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri ishe edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili përmes një deklarate për median propozonte për gazetarët që ta bojkotonin kryeministrin.
Në pamje të parë duket veprimi i duhur për kushtet ku gazetaria ndodhet, por sa u zbatua?!
Mëngjesin e sotëm në një takim ku Rama ka folur rreth investimeve të huaja në vend, mediat jo vetëm që s’e kanë bojkotuar por e kanë transmetuar live gjithë fjalimin e tij.
Epo, ky vend nuk bëhet. Mirë e ka Rama, madje u ka thënë shumë pak gazetarëve dje, pse duhet t’i flasësh me mirësjellje dikujt që nuk lufton për të drejtat dhe dinjitetin e tij? Pse nuk funksionon Unioni i Gazetarëve? Pse nuk ka sindikata e nëse ka pse janë fiktive?!
JOQ.al