Video
Gazetari i kronikës së zezë jep detaje: Masakra në Lushnje sapo ka filluar
Gazetari i kronikës së zezë jep detaje: Masakra në Lushnje sapo ka filluarF. Tenolli
Lajme
I ftuar në “Opinion” gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka dhënë disa deklarata tronditëse mbi masakrën që ndodhi pasditen e djeshme në mes të qytetit të Lushnjes.
Ai është shprehur se kanë qenë 4 autorë, tre prej të cilëve dolën nga makina me kallashë në duar, e njëri prej tyre qëndronte në makinë.
Ekzekutorët kanë ecur 10-15 metra drejt të rinjve të cilët i kane gjetur në bar-kafe dhe kanë hapur zjarr në mënyrë barbare.
Hoxha u shpreh se asnjë prej djemve nuk ka qenë shënjestra e atentatit, por ishte vetëm fillimi i një masakre të ngjashme me atë të familjeve Çapja-Çela në Elbasan.
Ai tha:
Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?
Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.
Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel.
JOQ.al