Connect with us

Gjendet kufoma e avokatit të zhdukur në Itali?

Video

Gjendet kufoma e avokatit të zhdukur në Itali?

Gjendet kufoma e avokatit të zhdukur në Itali?A. Shehaj

Lajme

avo

Një tjetër pistë ka nxjerrë policia dhe prokuroria italiane për zhdukjen e avokatit nga Shqipëria, Besnik Muços.

Sipas mediave italiane, trupi i Muços dyshohet të jetë shfaqur në ujërat e Castros, në provincën e Leçes. Bëhet fjalë për një kufomë që është gjetur, por identiteti i tij nuk është vërtetuar ende.

Avokati shqiptar ka rreth 12 ditë që është zhdukur. 54-vjeçari u nis me tragetin e Adria Ferries nga Shqipëria për në Itali, por nuk mbërritur kurrë në shtetin fqinj.

Paraprakisht bëhet fjalë për një hipotezë, nëse kufoma i përket Muços apo dikujt tjetër. Analizat e ADN-së do të përcaktojnë gjithçka.

Muço duhej të zbriste në Bari, por sipas të dhënave, ai nuk ka mbërritur kurrë në port. Nga ajo ditë ka humbur gjurmët pa lënë asnjë shenjë.

Avokati nuk ka bërë as një telefonatë në shtëpi, celularin e ka të fikur dhe e gjendur në ankth, e shoqja ka lajmëruar policinë. Edhe kolegët e avokatit nuk kanë mundur të gjejnë se ku ndodhet ai, por vetëm kanë raportuar herën e fundit kur janë takuar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top