Video
Gjimnazistët e Fushë Arrëzit në protestë: Duam ngrohje, duam dru
Gjimnazistët e Fushë Arrëzit në protestë: Duam ngrohje, duam druA. Shehaj
Lajme
Nxënësit e Fushë Arrëzit prej disa ditësh po detyrohen të zhvillojnë mësimin në temperatura shumë të ulëta, nën zero, pa pasur asnjë mundësi ngrohjeje. Ditën e sotme, disa prej tyre kanë dalë në protesta dhe kërkesa e vetme që kanë është "Duam ngrohje".
Këta gjimnazistë kanë zhvilluar protestat e tyre para bashkisë, ndërsa thonë se e kanë të pamundur të zhvillojnë procesin arsimor në të tilla kushte. Vetë nxënësit e cilësojnë si abuzim mungesën e lëndës drusore në shkollë.
Bashkia është e detyruar që brenda 15 nëntorit të bëj furnizimin me lëndë ngrohëse të institucioneve arsimore, ndërsa një ditë më parë, për shkak të temperaturave të ulëta, mësimi u zhvillua me orare të shkurtuara.
Bashkia e Fushë Arrëzit përballë një situate të tillë ka zgjedhur të heshtë, ndërsa rezulton se subjekti që ka fituar tenderin për drutë e zjarrit, nuk ka as pikë të lëndës drusore në qytetin e Fushe Arrëzit, çka është një ndër kushtet për të fituar tenderin.
Pamjet: Armir Mehaj
JOQ.al