Connect with us

Gjykata e Durrësit jep vendimin për të fortin e Shijakut që futi në sherr PD-në me PS-në

Video

Gjykata e Durrësit jep vendimin për të fortin e Shijakut që futi në sherr PD-në me PS-në

Gjykata e Durrësit jep vendimin për të fortin e Shijakut që futi në sherr PD-në me PS-nëS. Shtjefni

Lajme

Gjatë ditës së djeshme emri i Durim Keçit ka qenë më i lakuari nga politikanët shqiptar.

Fillimisht ishte Lulzim Basha ai që deklaroi se Keçi kishte lidhje të forta në radhët e PS-së, madje edhe kishte edhe disa fotografi, në njërën prej të cilave shfaqej me ministrin Blendi Klosi.

Më pas gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit kryeministri Edi Rama tha se Keçi ishte parë edhe në çadrën e PD-së.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Durim Keçi ka dalë para gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

Ai është arrestuar disa ditë më parë në Durrës, pasi kërkohet nga drejtësia italiane.

Në nisje të seancës janë parë forca të shumta të policisë dhe RENEA-s, gjithashtu mësohet se prokuroria ka kërkuar në sallë që arrestimi i tij të quhet i ligjshëm duke kërkuar masën “arrest me burg”.

Nga ana tjetër mbrojtja ka thënë se shkresa e Interpolit nuk ka vulën e të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa për ekstradimin e klientit te tij.

Por gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Keçin.

Avokati i tij Ilia Ilia e ka cilësuar si të turpshëm dënimin e dhënë ndaj klientit të tij, duke e cilësuar këtë të fundit si jo të rrezikshëm.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top