Video
Gjyshi fut veturën në “pishinën” me 12 mijë litra Coca Cola për të hequr ndryshkun, shikoni çfarë ndodh (Video)
Një gjysh ka mbushur një ‘pishinë’ me 12 mijë litra Coca Cola, në të cilën e ka futur veturën duke shpresuar se do t’i ndihmojë të heq ndryshkun.
Pensionisti i paemëruar nuk kishte përtuar që të zbrazë 6 mijë shishe 2 litërshe me Coca Cola, duke mbushur plotë gropën gjigante, transmeton Telegrafi.
73-vjeçari kishte shpenzuar plotë 7.196 funte për pijen e popullarizuar, për të realizuar një eksperiment që i morri plotë 2 ditë kohë.
Ai ka pranuar se fëmijët dhe të afërmit e tij të cilët jetojnë jo larg tij, kishin financuar eksperimentin, pasi që ai ka një pension të vogël prej 1.799 funte në vit.
Dhe pasi që më në fund mbushi “pishinën” me Coca Cola afër shtëpisë së tij në Sheder në pjesën juglindore të Latvisë, ai hodhi edhe afro 40 kilogramë sodë buke për t’u siguruar nëse do të ketë ndonjë reaksion kimik.
Në fund filloi të lëvizë me veturën e tij Audi 80 në drejtim të pishinës, por shpejtësia e madhe ishte ajo që i shkatërroi eksperimentin, pasi që nuk ndodhi ndonjë “shpërthim”.
Ai shpresoi se do të heq qafe ndryshkun në karrocerinë e veturës, por ndodhi e kundërta ai dëmtoi veturën në masë të madhe. /Telegrafi/