Video
Goditet banda mafioze, policia kap mat shqiptarët duke ngrënë
Goditet banda mafioze, policia kap mat shqiptarët duke ngrënëD. Cani
Lajme
Një sasi e madhe droge që do të arrinte vlerën e 1 milion eurove është kapur në Itali.
Droga vinte nga Spanja dhe gjithsej është sekuestruar më shumë se një ton marijuanë.
Policia italiane ka qenë në një operacion prej 20 ditësh dhe kanë arritur t'i japin fund bandës.
Automjeti drejtohej nga një shofer spanjoll i identifikuar si Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.
Ai do të pritej nga tre shqiptarë në Itali të cilët janë: Vital Meco, 43-vjeç, banor në Cento; Tonin Bibaj (33 vjeç) dhe Alfred Gjoka (36 vjeç, ku në shtëpinë e tij u gjet edhe 70 gram hashash), banor në provincën e Savona (Alassio dhe Andora).
Shqiptarët me të marrë drogën u ulën diku dhe po hanin shegë pasi i kishin marrë nga kamioni, por duket se gjithçka ka përfunduar keq.
Kjo pasi pikërisht në këtë moment ata janë arrestuar nga policia dhe autoritet italiane do të japin dhe masën e dënimit për anëtarët e kësaj bande.
JOQ.al