Connect with us

Google Maps censuron imazhin e krijesës së çuditshme të kapur në ndërtesë

Video

Google Maps censuron imazhin e krijesës së çuditshme të kapur në ndërtesë

Google Maps censuron imazhin e krijesës së çuditshme të kapur në ndërtesëS. Bardhi

Thashetheme

Çfarë ishte ajo?! Shfaqja e kësaj krijese të rralla shkaktoi një trazirë të madhe mes përdoruesve të “Google Maps”, por që ky aplikacion e kishte fshehur.

Google Maps ka fshehur së fundmi me një shenjë të kuqe një krijesë të çuditshme që është fotografuar para shumë kohësh në ballkonin e një ndërtesë në Francë.

Qenia e rrallë është kapur nga kamera automatike e automjetit gjigant të internetit që kalon nëpër rrugë, dhe fotografia u përhap shpejt nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët ishin të befasuar nga prania e tij.

Pas shpërthimit të komenteve rreth pranisë së kësaj krijese, Google Maps e ka censuruar atë.

Ishte një gjë e gjatë, e hollë, me flokë dhe trup ngjyrë kafe. Krijesa që i ngjason njeriut në konstrukt, por ka fytyrë të shformuar dhe një kokë më të madhe në proporcion me trupi, është fotografuar pranë një biçiklete dhe ka një shprehi si e habitur.

Sot, në pamjet e rrugës nga Google Maps shfaqet një kon GPS me ngjyrë të kuqe që e mbulon plotësisht. Megjithatë, ekranet origjinale vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Shfaqja e figurës me pamje të shëmtuar në qytetin e Nacy, Francë, krijoi shqetësim të madh në mesin e përdoruesve të Google Maps dhe Street View. Ndërsa disa pretenduan se ishte një krijesë anormale, të tjerë thanë se ishte një krijesë fantastike dhe madje kishte edhe ata që e quanin atë një "frymë të ligë".

Skeptikët e shohin atë si thjesht një manekin që krijohet për të trembur vizitorët e padëshiruar

Nuk është hera e parë që Google Maps shfaq karaktere dhe madje ngjarje të pazakonta, UFO-t, krijesa të çuditshme dhe madje edhe krime janë kapur nga kamerat e gjigantit të uebit./La Republica/ Përshtati JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top