Video
Grabitet kasaforta e teatrit në Elbasan, hajdutët thyen derën gjatë natës
Grabitet kasaforta e teatrit në Elbasan, hajdutët thyen derën gjatë natësA. Shehaj
Lajme
Teatri i Elbasanit është vandalizuar natën që lamë pas. Persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda teatrit dhe kanë grabitur kasafortën, duke marrë me vete shumën e parave që ndodhej në të.
Në mënyrë jozyrtare mësohet se grabitësit, të cilët nuk janë identifikuar ende, kanë thyer derën kryesore të teatrit dhe më pas i janë drejtuar vendit të krimit, ku edhe kanë bërë dëmin.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje, si dhe nuk dihet shuma që është vjedhur.
JOQ.al