Connect with us

Grabitja në shtëpinë e biznesmenit në Elbasan, PD nxjerr autorët e ngjarjes: Janë miqtë e Ramës

Video

Grabitja në shtëpinë e biznesmenit në Elbasan, PD nxjerr autorët e ngjarjes: Janë miqtë e Ramës

Grabitja në shtëpinë e biznesmenit në Elbasan, PD nxjerr autorët e ngjarjes: Janë miqtë e RamësG. Hasani

Lajme

Një biznesmen ka rënë pre e një grabitjeje që u bë në shtëpinë e tij në Mengel të Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Ai është Ylli Salla, i cili në janar po të këtij viti është dhunuar fizikisht.

Sipas Partisë Demokratike, biznesmeni po sulmohet nga miqtë e kryeministrit Edi Rama. Në një akuzë të drejtëpërdrejtë, deputeti i PD, Luçiano Boçi deklaron se krimi në Elbasan po merr zemër nga Rama.

Ai shkon edhe më tej kur thotë se biznesmeni njihet si i djathtë ndaj policia nuk i arreston kundërshtarët e tij, personat e dyshuar të cilët kanë një fabrikë peshku në Labinot Fushë.

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit:

Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij. As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballlen përditë dhe rrezikojnë. Ngjarja e mëngjezit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht. Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë. Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta.

Po policia “e re”?!!!

Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”.

I skeduar si i djathtë!

Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje.

Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë.

Ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.?

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top