Video
Greqi – Kroaci/ Grekët shpalosin në stadium flamurin e “Epirit të Veriut”
Greqi – Kroaci/ Grekët shpalosin në stadium flamurin e "Epirit të Veriut"F. Tenolli
Sport
Një tjetër skandal propagandistik ndodhi mbrëmë, në ndeshjen e futbollit mes Greqisë dhe Kroacisë, e vlefshme për "play-off" e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi, vitin tjetër.
Në momentin e luajtjes së himnit grek, në stadiumin "Karaiskaqi", pjesëtarë të organizatës nacionaliste "Epiri i Veriut 1914" që ishin të pranishëm në stadium kanë hapur një flamur gjigand që kërkon aneksimin e Shqipërisë së jugut.
Një flamur propagandistik i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium. Por nëse sendet e forta, tymueset apo shashkat janë të përmasave të tilla që edhe mund të evitojnë kontrollet, një flamur gjigand i këtyre përmasave, që edhe regjia e kanaleve greke që transmetonin ndeshjen e kanë futur në transmetim, ndoshta gabimisht, vështirë të fshihet dhe t'i kalojë kontrolleve të policisë.
Një incident i tillë në ndeshjet zyrtare të niveleve të larta, siç janë eleminatoret për Kupën e Botës, duhet të ketë pasoja të rënda për një vend organizator, që pretendon të luajë futboll sipas rregullave të FIFA-s, e jo të evokojë një frymë urrejtje dhe nacionaliste në shkallët e stadiumit nga një grup tifozësh ekstremistë. Këto episode nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat e FIFA-s, të pranuara nga të gjithë.
JOQ.al