Connect with us

Grua në Shqipëri? Jo, faleminderit për ofertën! Më mirë burrë dhe bëj çfarë dua

Video

Grua në Shqipëri? Jo, faleminderit për ofertën! Më mirë burrë dhe bëj çfarë dua

Grua në Shqipëri? Jo, faleminderit për ofertën! Më mirë burrë dhe bëj çfarë duaL. Çela

Vec-e-jona

JOQ

Të jesh grua në Shqipëri mund të quhet mallkim. Çdo ditë është një rrugë me pengesa, ku nuk ia del dot me një kërcim.

Jam mashkull dhe ndihem me fat që nuk ndjej si dënim në palcë vuajtjet e shoqeve të mia, të motrave, nënës, gjyshes, tezeve apo hallave të mia.

Gruaja në vendin tonë shihet si vegël pune. Nuk ka pamje më të turpshme, sesa të shohësh një burrë dy metra para bashkëshortes, me këtë të fundit e cila mban mbi shpinë çfarë të dojë ai. Është fat i vendosur që në djep: gruaja është e dyta.

Gruaja në vendin tonë shihet si një vepër arti e burrit, e cila duhet vendosur mbi televizor për bukuri. Madje, mendohet sikur e ka krijuar vetë ai, njeriu me të cilin duhet të kalojë me çdo kusht jetën. I pëlqen një mashkull tjetër, kur bëhet nja 35 vjeçe? Jo, s'ka shans të tradhtojë, madje as me mendime, sepse tradhtia e mashkullit është burrëri e trimëri, kurse e femrës mëkat i pakorrigjueshëm.

Gruaja në vendin tonë është 24 orë sekretare. Është profesion jete, masterin e të cilit e merr duke parë nënën. Ajo duhet të pyesë për gjithçka, t'i presë me të mira të tjerët, të marrë udhëra dhe ta mbyllë derën e para dhe e fundit. Në shtëpinë e kthyer në hotel, ajo është gjithçkabërësja pa rrogë. Edhe po qe me temperaturë 40 gradë, profesioni nuk ndalet. Një milion punët vazhdojnë. Ai? Kushedi ku është. Gruaja për këto gjëra merret.

Shoh plot femra shqiptare, të cilat kanë ndjenja, synime, vlerësim për veten, pasione, sy largpamës dhe gjithçka të mirë që Zoti ka menduar t’u dhurojë në tanësinë e secilës, por rrethohen nga një mentalitet i ngrirë në kohë. Rrjedhimisht, ato kthehen në “lule mos prek”.

Një shoqe e imja jeton me ëndrra, të cilat i sheh natën dhe i fik ditën. Më duket akt heroik, në fakt, që një vajzë me një buzëqeshje aq të ëmbël ka ndërtuar një hekur para vetes, duke u mbrojtur nga një shoqëri e egër.

Sigurisht, ajo nuk dorëzohet. Çdo dhimbje e kthen në lot dhe e than shpejt mbi faqet si gur, kur askush nuk e sheh. Me aq e mbyll! Ajo beson se lart ka një Zot që e mbron dhe ia zbut dorën Mallkimit.

Më fal, por nuk e dua fatin tënd, shoqe! Nuk dua të jem femër.

Këtu jo, një herë! Kurrë! Më vjen keq për ty! Ti qofsh! /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top