Connect with us

Gruaja e Artan Cukut: Ç’më tha im shoq për vdekjen para se ta vrisnin

Video

Gruaja e Artan Cukut: Ç’më tha im shoq për vdekjen para se ta vrisnin

Gruaja e Artan Cukut: Ç'më tha im shoq për vdekjen para se ta vrisninA. Shehaj

Lajme

Cuku

Vrasja e komisar Artan Cukut tronditi Tiranën dhe jo vetëm. Është një ndër 100 vrasjet më të bujshme të bëra në vendin tonë pas shpalljes së Pavarësisë, vrasje të cilën gazetari Roland Qafoku e ka renditur edhe në librin e tij të fundit.

Në një intervistë, të cilën vetë gazetari ia ka marrë bashkëshortes së viktimës, Marjola Cukut, ajo i ka rrëfyer fjalët e fundit të të shoqit në lidhje me vdekjen, para se ta vrisnin.

Sipas Marjolës, Artani i ka thënë:

Nuk i trembem vdekjes për sa jam në të drejtën e Zotit. Më shumë frikë kam të jetoj si burracak, se të vdes si burrë”.

Ndër të tjera, në libër, Qafoku shkruan:

Bashkëshortja e Artan Cukut, Marjola, u shtang mbrëmjen e së shtunës së 8 prillit 2017, kur ai i tha të shkonte shpejt në shtëpi, ndërsa ishin bashkë me dy fëmijët në hyrjen e pallatit. Me instinktin e policit me përvojë, ai e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik. Prandaj u përpoq jo vetëm të shpëtonte familjen, por edhe që të dashurit e tij të mos shikonin asgjë që mund t’i ndodhte”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top