Connect with us

Tronditëse/ U shtir si Ardit Gjebrea dhe i kërkoi 2 mijë euro, kur erdhi në emision mashtruesi i habit të gjithë

Video

Tronditëse/ U shtir si Ardit Gjebrea dhe i kërkoi 2 mijë euro, kur erdhi në emision mashtruesi i habit të gjithë

Tronditëse/ U shtir si Ardit Gjebrea dhe i kërkoi 2 mijë euro, kur erdhi në emision mashtruesi i habit të gjithëA. Naçi

Lajme

ar

Një histori ndryshe është treguar ditën e sotme në emisionin "E diela shqiptare" ku një grua ka rrëfyer se si u mashtrua nga një djalë nga Fieri duke i zhvatur para.

Zonja Bujana tregoi për publikun se ajo kishte komunikuar me dikë , i cili i fliste asaj në emër të stafit të “ E diela shqiptare”. Ajo i kishte treguar atij historinë e saj duke i kërkuar të jetë pjesë e emisionit. Por diçka e çuditshme ka ndodhur me të.

Ndërkohë që flisnin për emisionin, djali i kishte kërkuar asaj para për rastin e një vajze të sëmurë, gjithmonë në emër të stafit. Zonja e cila banon në Londër kishte pranuar tja dërgonte këtë shumë parash nëpërmjet Money Gram. Porfili me emrin Eltion Gjoka nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte kërkuar sërish para dhe kësaj rradhe një shumë të majme prej 2000 eurosh. Menjëherë zonja kishte dyshuar dhe i kërkonte atij vazhdimisht të takohej me Arditin por justifikimet e tij nuk kishin fund.

Ardit Gjebrea konfirmoi se ky profil ishte i rremë dhe bashkë me zyrën e krimit teknologjik kanë zbuluar se personi në fjalë quhet Ramadan Metushi.

Bujana priste sot në studio babanë e saj por u çudit shumë, kur përball saj erdhi pikërisht personi që e kishte mashtruar.

Me kokën ulur djali nga Fieri rrëfeu:

Kisha një faqe në Facebook me shumë miq dhe e ktheva në faqen e “Ka një mesazh për ty. Pas disa kohësh shkruajti zonja që donte të ftonte babanë e saj dhe unë i ktheva mbas disa muajsh që do të ndihmojmë. Hiqesha sikur punoja në këtë emisision dhe kështu verpova. E di që gabova”

Ramadani i penduar kërkoi ndjesë për të gjithë mashtrimin. Vetë Arditi dhe Bujana pranuan faljen e tij por ai do të vazhdojë procedurat me organet përkatëse për të marrë dënimin e merituar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top