Video
Ha qepë e pi raki, Dash Shehi irritohet me Ramën: Një gotë verë piva jashtë sallës
Ha qepë e pi raki, Dash Shehi irritohet me Ramën: Një gotë verë piva jashtë sallësA. Naçi
Lajme
Gjatë kohës që deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi, ka qenë jashtë sallës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij e ka përmendur se i pëlqejnë pijet alkoolike. Menjëherë ka ardhur reagimi i deputetit demokrat, i cili nuk e ka toleruar fjalën e Ramës.
Dashamir Shehi tha:
Dua ti përgjigjem kryeministrit se mora vesh me kishte përmendur kur nuk isha në sallë. Është e turpshme të më përmend jo qepa, jo rakia. U bëra kaq vite në këtë salle. Nuk kam përmendur kurrë asnjë koleg. Por jo të më përmend një halabak. Unë vërtet e lash një gote vere shume të mire jashtë dhe kjo s’ka asgjë të keqe, por drogë nuk kam marre asnjëherë".
JOQ.al