Video
Haberet e qeverisë/Mbahuni duhanpirës, sëshpejti rritet çmimi i cigareve
Haberet e qeverisë/Mbahuni duhanpirës, sëshpejti rritet çmimi i cigareveA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste erdhi me "habere" të reja. Veç luftës me hajdutët e ujit, Rama foli edhe për taksat e rritjen ekonomike si dhe planifikimet që kanë bërë për buxhetin e vitit 2017, i cili pritet të miratohet në fund të dhjetorit.
Mirëpo, sa i takon taksave, kreu i qeverisë bëri me dije se për 97% të popullsisë nuk do të ketë rritje taksash. Se s'i do të justifikohet rritja ekonomike, Kryeministri nuk e sqaroi, por mund ta kuptojmë deri diku, pasi e ka treguar shpesh që nuk është fort i mirë me shifrat.
Megjithatë, ai paralajmëroi se do të rritet çmimi i cigareve, si pasojë e rritjes së akcizës.
Konkretisht, Rama u shpreh:
Do të ndryshojë akciza e cigares. Beteja jonë kundër duhanit do të vazhdojë. Ndryshimi do të jetë ndryshim".
JOQ.al