Video
“Habilajt lidhën Tahirin me Klement Balilin”, mediat italiane “nxjerrin nga thesi” deklaratat e forta
“Habilajt lidhën Tahirin me Klement Balilin”, mediat italiane “nxjerrin nga thesi” deklaratat e fortaD. Cani
Lajme
Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, një tjetër organizatë e famshme për trafikun e drogës nëpërmjet rrugëve detare e tokësore, në shumë vende të BE -së. Jo vetëm kaq, por Habilajt konsiderohen edhe si kumbarët e lidhjes së Balilit me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Të paktën kështu shkruanin mediat italiane në maj të vitit 2016, pak ditë pas arrestimit të 15 personave, kapjes së 700 kg drogë në Greqi dhe zhdukjes së Balilit, që po kërkohej nga grekët dhe DEA si kreu i bandës. Corriere Della Sera raportonte se rrjeti i Balilit shtrihej deri në Itali.
Vetë Balili, thuhet në shkrim, është parë shpeshherë në Milano.
Por aktiviteti i tij dyshohet se shkonte edhe në Siçili, një zonë ku tregun e kanabisit shqiptar e zotëronin Habilajt, kushërinj të ish -ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në shkrimet e mediave fqinje citohen edhe deklaratat e opozitës, që kishte denoncuar më parë si Habilajt ashtu edhe Balilin, këtë të fundit, si një familje të pozicionuar fort në politikën dhe ekonominë shqiptare.
“Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, një deklaratë kjo e Arben Ristanit, që citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.
JOQ.al