Video
“Hajdeni se kam vrarë gruan”, shqiptari ther me thikë bashkëshorten në sy të të birit 8-vjeçar
“Hajdeni se kam vrarë gruan”, shqiptari ther me thikë bashkëshorten në sy të të birit 8-vjeçarF. Tenolli
Lajme
Mediat italiane raportojnë se një shqiptar ka therur me thikë bashkëshorten e tij në sy të djalit 8-vjeçar. Ngjarja ka nodhur në Gorizia të Italisë mëngjesin e sotëm.
Ai mori në telefon policinë pasi kreu krimin dhe u tha:
Hajdeni sepse kam vrarë gruan time.
Sipas informacioneve të mediave italiane, burri nuk ishte në marrëdhënie pune dhe ishte gruaja ajo e cila mbante familjen me bukë.
Ai e ka masakruar atë më thikë në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Shqiptari nuk tentoi të arratisej, por qëndroi në shtëpi deri sa të vinin e ta shoqëronin karabinierët.
30-vjeçarja u gjet e pajetë në mes të shtëpisë e gjakosur. Flitet se së fundmi ata kishin debatuar ashpër dhe kjo ishte arsyeja që burri nuk kishte duruar më dhe kreu krimin makabër.
JOQ.al