Connect with us

Harrojeni atentatin në Lushnje, jeta e shqiptarëve është në fije të perit nga diçka tjetër

Video

Harrojeni atentatin në Lushnje, jeta e shqiptarëve është në fije të perit nga diçka tjetër

Harrojeni atentatin në Lushnje, jeta e shqiptarëve është në fije të perit nga diçka tjetërS. Shtjefni

Lajme

Të gjithë kemi mbetur të shokuar nga atentati i djeshëm në Lushnje, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Por jeta e shqiptarëve është në fije të perit për shkak të depresionit dhe çrregullime të ankthit, të cilat kanë bërë që numri i vetëvrasjeve të rritet.

Numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë për vitin 2016 në Shqipëri ishte 8.2 sipas përllogaritjeve të Monitor me të dhënat që ka publikuar Instituti i Statistikave për 2016-n.

Ndërkohë ky tregues për 2015-n sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ishte 5.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke treguar një rritje të ndjeshme brenda një viti, ku në 100 mijë banorë 3 veta më shumë vendosin t’i japin fund jetës.

Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-n norma e vetvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.

Vetëvrasjet në Shqipëri janë tre herë më të larta se vrasjet.

Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.

Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top