Video
“Heq dorë nga muzika”, këngëtarja shqiptare konfirmon largimin për këtë arsye
"Heq dorë nga muzika", këngëtarja shqiptare konfirmon largimin për këtë arsyeS. Bardhi
Thashetheme
Është motra e një prej këngëtareve që ka bërë histori në show-bizin shqiptar, por që as vetë nuk mbetet shumë pas duke qenë se është marrë më muzikë që në moshë të vogël.
Fjala është për Zanfina Ismailin, motra e vogël e Adelina Ismailit, e cila edhe pse ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj të fundit ka deklaruar se do i japë fund karrierës në botën muzikore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Zanfina në një intervistë për Express Rozë ku u shpreh:
Merrem me muzikë që prej moshës 4 vjeçare. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogarit sa shumë vite kam në këtë profesion., ja di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, por dua ta lë si hobi. Muzika ka mbetur si pjesë e qejfit tim. Kështu si e kam vendosur po ndihem mirë.”
Zanfina Ismaili është me profesion juriste dhe me sa duket tashmë ky do kthehet edhe në hob të saj.
JOQ.al