Video
Hidhet në erë makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore, shpërthimi mbetet i dyshimtë
Hidhet në erë makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore, shpërthimi mbetet i dyshimtëS. Bardhi
Natën që lamë pas ka shpërthyer një makinë tip “Wolkswagen” me targa AA 700 IY në Shkodër pranë zonës së njohur si “Dollari”.
Njoftimi zyrtar i policisë për këtë shpërthim ka saktësuar se makinë i përket inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Shkodrës, zonjës Frifa Kopliku.
Megjithëse deri tani dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një problem elektrik i mjetit, ende po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut në mjetin e inspektores së DAR.
Nga shpërthimi në orën 00:50 është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të shuar zjarrin, i cili ka ardhur nga një shpërthim nga pjesa e poshtme. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme një njerëz.
Gjithsesi mbetet një shpërthim i dyshimtë.