Kuriozitete
Hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes 19-vjeçarja
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë 19-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga pallati.
“Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja me inicialet S. B., banuese në Kuçovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo e fundit ka shtuar se aktualisht 19-vjeçarja bashkëjetonte me shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.
Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.