Video
Hiqen vizat edhe me një tjetër shtet, ja ku mund të shkoni me pasaportë diplomatike
Hiqen vizat edhe me një tjetër shtet, ja ku mund të shkoni me pasaportë diplomatikeF. Tenolli
Lajme
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua edhe një marrëveshje me Tunizinë.
Krahas vendimeve për emërimet e tre zëvendësministrave të rinj të kabinetit “Rama 2”, të gjithë ata që kanë një pasaportë diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tunizisë.
Në faqen zyrtare të kryeministrisë shkruhet:
Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Tunizisë, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
JOQ.al