Video
Hodhi të dashurën nga dritarja, shqiptari le më gojë hapur me dëshminë e tij
Hodhi të dashurën nga dritarja, shqiptari le më gojë hapur me dëshminë e tijS. Shtjefni
Lajme
Në gjykatën e Dyseldorfit ka nisur gjykimi i shqiptarit Ardi. T, i cili akuzohet se ka hedhur nga dritarja të dashurën e tij 24-vjeçare.
Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari e ka shtyrë me qëllim viktimën dhe ajo ka mbetur e paralizuar për gjithë jetën.
Prokuroria ka kërkuar që shqiptari të dënohet me 11 vite e gjysmë burg për goditje për vdekje dhe tregti droge.
Por shqiptari e ka lënë të shokuar gjykatësin me dëshminë tij sepse ka thënë se partnerja e tij është hedhur vetë, madje ai ka qenë në oborr në momentin që ajo është hedhur.
Gjatë dëshmisë ai ka treguar:
E dashura ime ka pasur varësi nga droga dhe më ka vjedhur 1800 euro. Pastaj, në përpjekje për t`u fshehur, është rrëzuar aksidentalisht.
Mediat i kanë kushtuar shumë hapësirë këtij procesi gjyqësor, për shkak se gjykatësi ka improvizuar se si viktima është rrëzuar nga dritarja me blloqe “lego” me të cilat luajnë fëmijët.
JOQ.al