Video
http://joq.al/artikull/259390.html
F. Tenolli
Lajme
Mësohet se ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve ku u vendos edhe fati i kreut të PS në Tiranë, Saimir Tahiri.
Pjesa e dytë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit.
Është mësuar se diskutimet me tonë të ashpra mbizotëruan në sallë.
Opozita insiston në kërkesën e prokurorisë duke votuar kundër heqjes së imunitetit të deputetit, ndërsa anëtarët e PS kërkojnë vetëm hetim për Tahirin.
Deputeti i LSI, Nasip Naço ka deklaruar se në Kuvend do të shkojnë dy kërkesa: Kontrolli i Banesës së Tahirit, propozuar nga PS dhe arrestimi i tij propozuar nga opozita.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se 5 deputetë të PS kanë votuar kundër arrestimit të deputetit Tahiri.
Parlamenti do të mblidhet të mërkurën për të votuar mbi këtë çështje.
JOQ.al