Connect with us

Humbje e madhe për Anxhela Martinin: U prehsh në paqe, do të të dua gjithmonë

Video

Humbje e madhe për Anxhela Martinin: U prehsh në paqe, do të të dua gjithmonë

Humbje e madhe për Anxhela Martinin: U prehsh në paqe, do të të dua gjithmonëF. Gjoni

Thashetheme

Modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini, është përballur me një dhimbje të madhe pasi një nga personat më të dashur për të ka ndërruar jetë në moshë të re.

Në një postim të gjatë në Instagram, Anxhela shkruan se ka humbur mikeshën e saj më të mirë të cilën e njihte prej 8 vitesh.

Në postimin e plotë, ajo shkruan me hidhërim:

Këto janë fjalët më të trishta që më është dashur të shkruaj deri më tani. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më! E dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time. Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe më mbushe me vetëbesim. U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej dot me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top