Connect with us

I dha 20 mijë euro gjyqtarit të korruptuar, kush është Gentian Doda, i rrezikshmi i Burrelit?

Video

I dha 20 mijë euro gjyqtarit të korruptuar, kush është Gentian Doda, i rrezikshmi i Burrelit?

I dha 20 mijë euro gjyqtarit të korruptuar, kush është Gentian Doda, i rrezikshmi i Burrelit?F. Tenolli

Lajme

Shkëlqim Miri është gjyqtari që u ndalua paraditen e sotme pasi gjatë një kontrolli të lëshuar nga Prokuroria, iu gjetën në banesë 300 milion lekë të vjetra.

Ai akuzohet se është pjesë e një afere korruptive pasi ka përfituar 20 mijë euro për ndryshimin e kualifikimit të vrasjes së Gazmir Dedjas në qytetin e Burrelit në vitin 1997, ku autor ishte Gentian Doda.

Kush është Gentian Doda?

Gentian Doda akuzohet për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera deri sa në vitin 2010, në Tiranë, është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, Doda e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur, aksidentalisht, Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën. Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Çështja ndaj tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit. Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij me 20 vjet burg. Prokuroria nuk e ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, për faktin se autoritetet amerikane e lejuan ekstradimin e tij vetëm për veprën e vrasjes.

Ngjarja

Më 27.10.1997, rreth orës 11.30’, viktima Gazmir Dedja ishte duke bërë shëtitje në qytetin e Burrelit bashkë me disa të njohur të tij, në afërsi të gjimnazit të qytetit, ku u takua me vëllanë e tij, Halit Dedja dhe pasi biseduan u ndanë pak metra larg njëri-tjetrit. Gjatë bisedës, Halit Dedja i ka thënë Gazmirit (viktimës) se një makinë e markës benz me targa DR po vjen vërdallë dhe ki kujdes.

Pak çaste më vonë në vendin e quajtur “Tuneli” në qendër të Burrelit i pandehuri Gentian Doda bashkë me disa persona të tjerë në një distancë të afërt rreth 10 metra, i thërret viktimës dy herë: “O Gaz, o Gaz” dhe viktima sapo kthehet nga drejtimi i zërit qëllohet me automatik me breshëri nga Gentian Doda. Në këtë ngjarje është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen dhe Asllan Gjoka. I pandehuri, Gentian Doda, pas kryerjes së krimit është larguar në thellësi të tunelit dhe pasi ka hipur në makinë është larguar në drejtim të stadiumit të Burrelit.

Mbasi është qëlluar, Gazmir Dedja, ka thirrur: “Më vranë o Halit”. Menjëherë në vendngjarje shkon vëllai i viktimës Halit Dedja për t’i dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar menjëherë në spital. Pasi shkoi në spital, Gazmiri jetoi dy ditë. Ai arriti të fliste dhe iu tha njerëzve të familjes së kush qëlloi mbi të. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje familjarët e Gazmirit, mes tyre edhe Halit Dedja, i ekzekutuar në një pritë në Tiranë 6 vite më parë, të cilët kanë vënë gishtin mbi Genti Dodën si vrasësin e njeriut të tyre.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top